“Mbi 42 përqind e popullsisë në rrezik varfërie”/ Bardhi: Pasojat e 12 viteve keqqeverisje të Ramës

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Ky i fundit shprehet se kjo është pasojë e 12 viteve keqqeverisje të kryeministrit Edi Rama.

“Pasojat e 12 vite keqqeverisje të Edi Ramës!

Shqipëria kryeson në Europë për numrin e qytetarëve në kushtet e mbijetesës dhe në rrezik varfërie ekstreme. Kur Buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve, rreziku i varfërisë shtohet.

Për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti, është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime. Ndërkohë për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, Buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve.

Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme, për këtë duhet ndryshim. Boll është boll! TIME TO GO! 💪✌️🇦🇱”, shkruan Bardhi.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Mbi 42 përqind e popullsisë në rrezik varfërie”/ Bardhi: Pasojat e 12 viteve keqqeverisje të Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook