“Sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time”, Berisha mesazh në ditën e lindjes: Drejt Everestit të Fitores

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit një mesazh në ditën e 80-vjetorit të lindjes.

Berisha shkruan se sot ka ngjitur majën më të lartë dhe më të bukur të jetës sepse është në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme, të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!

MESAZHI I PLOTË

Sot 80 vjeç!

Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar! Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.

Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!

Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashterreshëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores!

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit

“Sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time”, Berisha mesazh në ditën e lindjes: Drejt Everestit të Fitores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook