Aktorja e mirënjohur e kinematografisë shqiptare Yllka Mujo feston ditën e sotme ditëlindjen e 71-të. Kontaktin e parë me skenën Yllka Mujon e ka nisur që në moshën 8-vjeçare, moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi, si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve.
Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u nxit dhe nga babai saj, i cili në rininë e hershme kishte dashur edhe vetë që të bëhej aktor, por nuk mundi. Ëndrrën e parealizuar, babai e nxiti tek e bija, e cila e realizoi duke u bërë jo vetëm një aktore, por edhe një nga më të suksesshmet në Shqipëri.
Rolet e saj në filmat shqiptarë janë të shumta si: Lule të kuqe, lule të zeza, Shpella e piratëve, Kush e solli Doruntinën, Rikonstruksioni, Taulanti kërkon një motër, Kur hidheshin themelet, Zonja nga qyteti, Beni ecën vetë, Rrugicat që kërkonin diell, Malet me blerim mbuluar, I teti në bronz.