Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Shkodër, ku u vra një 15-vjeçar nga bashkëmoshatari i tij.
Në lidhje me këtë ngjarje, në emisionin Open në News 24 foli psikologia Arjana Muçaj. Psikologia tha se fatkeqësisht shumë prindër nuk kujdesen për fëmijët e tyre.
Arjana Mucaj, psikologe: Është një brez që ekspozohet ndaj teknologjisë dhe dhunës. Është brezi që lindin me teknologjinë dhe teknologjia ndikon shumë tek brezi i ri.
Fatkeqësisht, nuk kemi më ata prindër që janë të kujdesshëm ndaj fëmijëve, edhe për shkak të punëve të ngjeshura. Fëmijët janë më të neglizhuar sot. Familja po vuan nga komunikimi jo fort i mirë mes anëtarëve të familjes.
(Arena e Lajmit)