Frederic Veseli u bashkua me Egnatian, teksa firmosi kontratë për dy vite me skuadrën nga Rrogozhina. Veseli, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur për këtë aventurë të re .
“I lumtur për këtë aventurë të re së bashku me Egnatian. Faleminderit klubit për besimin dhe shpresoj të arrijmë objektivat me sukses”, shkruan Frederic Veseli.
Mbrojtësi 31-vjeçar ka luajtur më parë për Empolin, Salernitanën dhe Beneventon. Së fundmi, ai u impenjua me Karagumruk në Turqi.