“O ylli më i bukur i qiellit”, këngëtarja humb vëllain, postimi prekës: Motrën e ka marrë malli që tani për ty

Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj ka humbur vëllain e saj në moshë të re. Bëhet fjalë për punonjësin e Gardës së Republikës Henri Haxhiraj, 37 vjeç, i cili u vetëvra me armën e shërbimit.

Një ngjarje shumë e rëndë që ka shkaktuar jo pak tronditje, ndërsa këngëtarja ka publikuar foto dhe një mesazh prekës për humbjen e vëllait.

“O dielli im, o ylli më i bukur i qiellit, o engjëlli më i bukur i parajsës, motrën e ka marrë malli që tani për ty, zemrën time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im…

Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashke dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës Vëllai im”, shkruan ajo.

Nuk kanë munguar komentet ngushëlluese të miqve që kanë ndarë me të dhimbjen.

“O ylli më i bukur i qiellit”, këngëtarja humb vëllain, postimi prekës: Motrën e ka marrë malli që tani për ty

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook