Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj ka humbur vëllain e saj në moshë të re. Bëhet fjalë për punonjësin e Gardës së Republikës Henri Haxhiraj, 37 vjeç, i cili u vetëvra me armën e shërbimit.
Një ngjarje shumë e rëndë që ka shkaktuar jo pak tronditje, ndërsa këngëtarja ka publikuar foto dhe një mesazh prekës për humbjen e vëllait.
“O dielli im, o ylli më i bukur i qiellit, o engjëlli më i bukur i parajsës, motrën e ka marrë malli që tani për ty, zemrën time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im…
Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashke dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës Vëllai im❤️❤️❤️❤️❤️”, shkruan ajo.
Nuk kanë munguar komentet ngushëlluese të miqve që kanë ndarë me të dhimbjen.