23 ditë “ferri”, “Big-ët” e Serie A do të luajnë 7 ndeshje, Napoli gati për të tentuar shkëputjen

Të shtunën rifillojnë kampionatet, pas pauzës për shkak të Ligës së Kombeve. Për skuadrat italiane, që marrin pjesë edhe në kompeticionet evropiane, ky do të jetë një “tur force” sfilitës, teksa në harkun kohor të 23 ditëve, nga 19 Tetori e deri në 10 Nëntor do të duhet të luajnë 7 ndeshje, 5 për llogari të Serie A dhe 2 ndeshje për kompeticionet evropiane (Champions, Europa League dhe Conference League).

Në mesjavën e 29-31 Tetorit do të luhet për kampionat në të vetmen mesjavë të parashikuar për të zhvilluar Serie A. Inter, Juventus, Milan, Lazio, Atalanta, Roma, Fiorentina dhe Bologna, do të duhet të projektojnë strategjinë, se si do të përballojnë këtë kalendar kaq të ngjeshur, aq më tepër, ku në këto javë, janë të parashikuara edhe sfida direkte mes “big-ëve”, të tilla si: Inter-Juventus, Roma-Inter, Milan-Napoli, Juventus-Lazio, Inter-Napoli, Napoli-Atalanta etj. Sigurisht me shumë gjasa në varësi të kundërshtarit që do të kenë përballë, do të shkohet drejt rrotacionit, ku sigurisht “luksin”, për ta bërë diçka të tillë nuk e kanë të 8 këto skuadra.

Por kujdes, një kalendar të tillë kaq shumë të ngjeshur, mund ta shfrytëzojë në maksimum, Napoli kryesues i Antonio Contes. Në fakt nëse skuadra napoletane kishte një avantazh në start të këtij sezoni, ishte pikërisht fakti që nuk merr pjesë në asnjë kompeticion evropian, ndaj në këto kushte duke ditur që në krye është edhe një trajner ekspert si Conte, që arrin të marrë maksimumin lojtarëve në çdo ndeshje, nuk do të ishte aspak çudi që napoli të tentojë në kët 23 ditë “ferri” për “bigët” e Serie A, shkëputjen e parë sezonale me ndjekësit, në garën për titull.

Arena e Lajmit

23 ditë “ferri”, “Big-ët” e Serie A do të luajnë 7 ndeshje, Napoli gati për të tentuar shkëputjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook