3 futbollistë rrezikojnë të humbin Vllazninë, Partizani me “laps e letër” në Elbasan

Partizani do të luajë përballë Elbasanit me “laps e letër” të dielën. Kjo për shkak se tre titullarë rrezikojnë të pezullohen në rast ndëshkimi me karton të verdhë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Andi Hadroj, si dhe Bytyçin me Mehmetin.

Të tre këto lojtarë kanë grumbulluar nga tre kartonë të verdhë në sfidat e mëparshme të Superiores. Dhe pse Elbasani ka gjithë fokusin aktual, nuk mund të mohohet dhe rëndësia e sfidës që pason, pikërisht ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Asgjë nuk duket e lehtë për “demat”, që për më tepër duhet të tregohen të kujdesshëm. Partizani mori kryesimin e Superiores për herë të parë këtë sezon në javën e tetë. Për ta mbajtur atë duhet një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës, që merr jetë në Elbasan.

Kujtojmë se gjithçka do të nisë në orën 17:00 dhe do të mbyllë fazën e parë të Superiores. Dy pikë ndajnë të dyja skuadrat para sfidës që premton spektakël.

Arena e Lajmit

3 futbollistë rrezikojnë të humbin Vllazninë, Partizani me “laps e letër” në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook