E veçanta e përfaqësueses së Franko Fodës, 9 titullarë të dalë nga futbolli kosovar

Kosova e nisi ndeshjen e djeshme kundër Qipros me një formacion, ku 9 prej lojtarëve kanë dalë nga futbolli vendës. Një numër i lartë i këtyre lojtarëve, që hapat e parë i kanë hedhur në futbollin kosovar, për të vazhduar më pas në kampionate të tjera europiane.

Vetëm portieri Muriç dhe mbrojtësi Vojvoda ishin dy lojtarët e formacionit, që nuk kanë luajtur asnjëherë në Kosovë. Mbrojtësit Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rudhani kanë luajtur në fillim në Kosovë. E njëjta gjë vlen edhe për Lindon Emërllahun dhe Muharrem Jasharin, madje i pari është ende pjesë e Ballkanit.

Po kështu ka ndodhur edhe me sulmuesit Edon Zhegrova, Ermal Krasniqi, Milot Rashica dhe Albion Rrahmani. Për herë të parë në një ndeshje zyrtare Kosova luan me kaq shumë futbollistë, të cilët e kanë nisur karrierën në futbollin kosovar.

Arena e Lajmit

E veçanta e përfaqësueses së Franko Fodës, 9 titullarë të dalë nga futbolli kosovar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook