“Jo eksperiment nën lëkurën e njerëzve”/ Deputetët italianë vizitojnë kampin e Gjadrit dhe nuk e kursejnë ironinë: Erdhëm të vizitojmë territoret e reja të vendit tonë

Disa deputetë italianë kanë qenë sot në Lezhë dhe kanë vizituar kampin e Gjadrit për të parë nga afër situatën dhe gjendjen e emigrantëve që mbërritën më 16 tetor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Roberto Magi Grupo Piu Europa, Roberto Valaschiani, Verdi Sinistra, Rackele Scarpa Partia Demokratike.
Ata shprehën shqetësimin e tyre dhe thanë se nuk bëhet eksperiment nën lëkurën e njerëzve.

“Në realitet ka vonesa në këtë projekt, sepse qeveria kishte njoftuar se do të hapej përpara zgjedhjeve europiane. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe edhe vëmendja e madhe europiane e konfirmon, tema simbol e këtij vendi, pra ata duan të thonë që emigrantët nuk duhet të vijnë në Europë. Janë vite që nuk krijohen akte normative rregulluese për t’i lejuar emigrantët të arrijnë në Europë, ideja që t’i çojmë në një vend ekstraeuropian duhet të jetë një mesazh.
Duhet të kuptojmë nëse ky vend që do të mbajë flamurin e vendit tonë (italian) është një vend ku respektohen vërtetë të drejtat e njeriut”, deklaroi njëri prej tyre.

Ai tha se dështimi është me gjithë këtë, më pas të shohim si do implementohet.
“Sigurisht që fakti që gjetën një numër kaq të vogël për të sjellë dhe sapo erdhën u reduktua më shumë është një provë që kjo nuk është një zgjidhje.
Rastin e parë e kuptuam. 1 mijë në Lampedusa, 16 në Shëngjin. Ne e kemi kundërshtuar fortë që mund të bëhet një vlerësim i vulnerabilitetit në mes të detit. Nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave, nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave vulnerabël. Ju e dini që të vetmet vende ekstraterritoriale jashtë vendit janë ambasadat dhe transportuesit ajror. Këtu jemi para një vendi, të rrethuar, nuk ka tela me gjemba, por mure hekuri 5 metra ngjitur me një mal, kjo është…për të mbajtur emigrantë të kapur në mes të detit, të veçuar nuk e dimë mbi ç’kritere dhe e pamë që kriteret ishin të gabuara. Kështu që ne jemi parlamentarë italianë, duke qenë se është kjo e re që Italia ka edhe territore përtej detit, erdhëm t’i vizitonim për të parë se çfarë do gjejmë këtu brenda. Do provojmë të kuptojmë dhe se për çfarë shërben një burg këtu”, deklaroi ai.

Deputetja Rackele Scarpa tha se është e pamundur që të bëhet screening në një anije ushtarake.
“Si mund të vijë nga një anije e marinës ushtarake një vlerësim i vulnerabilitetit që nuk ka as kushtet për ta bërë. Kjo është e munguar sepse janë kthyer 4 persona që u zbulua se ishin minorenë ose vulnerabil”, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Jo eksperiment nën lëkurën e njerëzve”/ Deputetët italianë vizitojnë kampin e Gjadrit dhe nuk e kursejnë ironinë: Erdhëm të vizitojmë territoret e reja të vendit tonë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook