Në emisionin Open në News 24 ka pasur një debat mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka dhe gazetarit Erl Murati.
Noka tha se “Edi Rama ka blerë edhe ambasadorë”. Ndërsa, Murati deklaroi se PD është në këtë gjendje që është në raport me ndërkombëtarët, për shkak se kryetari i Partisë Demokratike është non grata.
Flamur Noka: Edi Rama ka blerë dhe ambasadorë.
Erl Murati: Jeni në këtë situatë se keni kryetarin non grata, jo se nuk kishit vulën.
Flamur Noka: Kur kemi marrë simbolet tona, ne jemi në kontakte të përditshme me ndërkombëtarët. Kjo që thoni është dashakeqësi politike totale. Ose je me të vërtetën ose me regjimin, nuk ka rrugë tjetër.
Erl Murati: Pse mendoni që “ose je me mua ose kundër meje”. Ky është mentalitet “ose me mua ose kundër meje” dhe është kundërproduktive. Ju s’po iu mbushni mendjen partnerëve tuaj e jo më shqiptarëve.
Flamur Noka: Ne jemi në kontakte me ndërkombëtarët. Partitë Popullore Europiane kanë reaguar. Berishës i është dërguar kërkesë që të ketë përfaqësues të PD në institucione ndërkombëtare. Kemi pasur edhe vizita në partitë e huaja. Ne tani që jemi legalë kemi kontakte dhe kemi pasur me ndërkombëtarët, pra.
Erl Murati: U hapën negociatat apo gënjej unë. Se ju flisni për regjim.
(Arena e Lajmit)