Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka folur para nisjes së seancës teksa ka mbërritur në parlament ku ndodhen forca të shumta policie dhe të Gardës e po kështu është vendosur një gardh metalik.
Shehu e cilësoi një shfaqje nga më të turpshmet që mund të ndodhë në një vend europian. Sa i përket aksionit opozitar, ai tha: “Do ta shikoni”.
“Ky është shtetrrethim, të shkatërrosh parlamentarizmin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është turp i botës, turp i demokracisë. Opozita ka vetëm një rrugë. Kjo është rruga e gjithë Shqipërisë dhe kjo është mosbindja civile.
Do ta shikoni, do ta dëgjoni nga ata që po e organizojnë. Kjo është një shfaqje nga më të turpshmet që mund të ndodhë në një vend europian”, deklaroi Shehu.