Nga “mbreti” i minutave te 3 afrimet e merkatos, njihuni me 6 lojtarët e Partizanit që nuk janë aktivizuar këtë sezon

Partizani ka pasur disa ndryshime nga sezoni i kaluar përsa i përket organikës. Një edicion i ri nisi në verë dhe deri tani janë luajtur 12 ndeshje ku përfshihen tetë në kampionat dhe katër të tjerat e Europës.

Me një analizë të shkurtër vërejme se te Partizani aktualisht janë 6 lojtarë që nuk janë aktivizuar asnjë minutë në fushë. Alban Hoxha është “mbreti” i minutave përsa i përket Partizanit, që prej rikthimit në Superiore 11 vite më parë.

Hoxha këtë sezon ka provuar të luajë vetëm në miqësore, pasi Qirko e ka blinduar vendin e tij duke qenë dhe lojtari me më shumë minuta te “demat”. Kështu as portieri tjetër Skander Tahri nuk është aktivizuar.

Tre lojtarë të afruar në merkato akoma nuk kanë marrë minuta po ashtu. Bëhet fjalë për Mintongon, Osmanllarin dhe afrimin e fundit Domgjoni. Tedi Malaj, pjesë dhe e akademisë, po pret mundësinë e tij pasi deri tani është preferuar disa ndeshje në stol.

Te lista aktuale e Partizanit, pjesa tjetër kanë provuar të jenë titullarë apo të marrin minuta nga stoli.

Arena e Lajmit

Nga “mbreti” i minutave te 3 afrimet e merkatos, njihuni me 6 lojtarët e Partizanit që nuk janë aktivizuar këtë sezon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook