Noka: Gardistët kanë dhunuar gratë deputete, 200 gardistë dhe 500 forca policore kundër…

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin “Open” në News24 duke komentuar përplasjet mes deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës dhe Forcat speciale të Policisë së Shtetit tha se kjo ishte një tjetër mosbindje civile.

Noka e konsideroi të paprecedentë atë që ndodhi sot në Parlament, duke shtuar se ishin angazhuar mbi 200 gardistë.

“Për çfarë ishte kjo situatë? Për të ndaluar 50 deputetë të opozitës”, tha Noka. Ai tha se gjithashtu u angazhuar 500 forca speciale policore brenda rrethimit të Kuvendit.

Si ish-ministër i Brendshëm, Noka u shpreh se asnjë gardist nuk ka të drejtë të prekë deputetët.

“Deputeti kërkon të hapë rrugën, të hyjë në sallën e Kuvendit të ushtrojë detyrën e tij. A ndodh në ndonjë Parlament të një vendi demokratik, që të vendosen 200 gardistë përpara derës për të ndaluar deputetët që të hyjnë të kryejnë detyrën e tyre? A keni parë pamjet e brendshme se si horrat rilindas, të veshur me kostumin e “gardistëve” dhunon gratë deputete”, tha Noka.

Ai tha se pamjet e kamerave të brendshme tregojnë se si horrat e veshur me uniformën e Gardës i turren nga pas deputeteve.

“Me ligjet e këtij vendi, në institucionet e rëndësisë së veçantë, ndalohet rreptësisht të futen forcat speciale. Brenda perimetrit të sigurisë të institucioneve të rëndësisë së veçantë nuk ka punë policia”, tha Noka.

Arena e Lajmit

Noka: Gardistët kanë dhunuar gratë deputete, 200 gardistë dhe 500 forca policore kundër…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook