Deputetja e PD Elda Hoti është përjashtuar nga seanca plenare pasi hodhi një karrige dhe tavolinë një lëng, për të cilën kryetarja e Kuvendit
Elisa Spiropali dyshon se mund të jetë benzinë, pas aroma që ndjehej në sallë. Shkak kjo edhe për ndërprerjen e seancës për 10 minuta.
Ndërkohë për mediat Hoti u shpreh se lënda ishte thjeshtë aromatizues, dhe nuk i trembet as kërcënimeve të mazhorancës e as SPAK-ut.
“Le të rrijë e qetë Elisa me shokët e shoqet e saj. Ajo që hodha ishte një aromatizues. Nuk ishte benzinë. Nuk i trembem as SPAK-ut askujt, Ne kemi një mision dhe nuk ndalemi nga kërcënimet e kësaj bande kriminale”, tha ajo.
()