“Jam gati t’i rikthehem normalitetit. Jam më i uritur, më i pjekur dhe më i fortë. Kam vetëm një dëshirë, të rikthehem të luajë futboll. Në kokën time është vetëm kjo, por kam dëshirë të flas në fushë. Tek Juve dhe Franca dëshiroj të jem më i miri. Jam i gatshëm të heq dorë edhe nga paratë”.
Me këto fjalë Paul Pogba theksoi edhe një herë dëshirën e tij për të luajtur për “Zonjën e Vjetër”, skuadër ku është ende nën kontratë deri në 2026, por problemi është se drejtuesit e Juves nuk e shohin pjesë të projektit, kjo për dy arsye të forta. Pogba ka një pagë sezonale prej 10 milionë euro, një shifër që për Juves është shumë e lartë në këto momente. Nga ana tjetër, Motta nuk e sheh si pjesë të projektit, as drejtuesit e klubit, për këtë arsye nuk parashikohet një rikthim i tij në fushë pasi të jetë gati, në mars të 2025.
Sigurisht që palët, drejtuesit e Juves dhe përfaqësuesit e Pogba-s, kanë rifilluar të diskutojnë ndërmjet tyre, por me shumë mundësi sipas La Gazzetta dello Sport, çështja pritet të përfundojë në gjykatë, gjithnjë nëse nuk gjejnë një kompromis. Sipas të përditshmes italiane, në janar palët do të mundohen të gjejnë një sistemim të ri për Pogba, me shumë mundësi në MLS.
()