VIDEOLAJM/ Dhunuan Klea Prengën, sot seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj motrave Berisha

Mbahet sot seanca ndaj motrave Berisha, të vetëdorëzuara ditën e djeshme në Polici, seancë e cila mbahet për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Në pamjet e siguruara për , nga gazetari Igli Çelmeta, shihet Antonela Berisha në hollin e gjykatës së Tiranës duke pritur nisjen e seancës ndaj saj dhe të motrës Marielës që ndodhet në arrest në burg për dhunimin e Klea Prengës.

Kujtojmë se Klea Prenga u dhunua në mënyrë barbare nga motrat Berisha, teksa darkonte në një restorant në Tiranë, më datë 6 gusht 2024. Teksa Prenga ka qenë duke ngrënë, motrat Berisha e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të shumta shëndetësore.

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen nga forcat blu për “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”. Policia ka prangosur Mariela Berishën, pasi gjykata kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa, gjykata kishte vendosur masën “arrest shtëpie” për motrën tjetër, Antonelën.

Arena e Lajmit

VIDEOLAJM/ Dhunuan Klea Prengën, sot seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj motrave Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook