“E bëni kopilin dhe e lini në derë”/ Koçi debat me Nallbatin: Kjo është përpjekje për luftë civile, nëse keni sjellje të dhunshme…

Një debat është zhvilluar ndërmjet deputetit të PD-së Neritan Nallbati dhe atij të PS-së Petro Koçi.

Nallbati tha se policia ka qenë brenda në parlament kur ka ndodhur përplasja me deputetët dhe futja e efektivëve brenda në Kuvend është e jashtëligjshme. Koçi pretendon se policia nuk ka qenë brenda ambienteve të Kuvendit.

Nallbati tha se maxhoranca është e zhytur në korrupsion. Ndërkaq, Koçi nga ana e tij theksoi se ajo që po bën PD është përpjekje për luftë civile dhe se deputetët nuk duhet që të sillen dhunshëm, pasi japin model të gabuar në shoqëri.

Petro Koçi: Puna e armës është një intrigë qesharake. Ajo që duket është futja e dorës te këllëfi ku mbahet spraj. Gjesti është për vetëmbrojtje, sepse deputetët sulmuan efektivin. Policia ishte tek hyrja.

Bledjon Nallbati: Çfarë donte policia aty? Policia ishte brenda në parlament. Shyqyr që qenke gjallë e shëndoshë e mirë. Shqetësoheni për pronat e shtetit socialist. Edhe milionat e inceneratorëve janë vjedhje e nuk je shqetësuar ndonjëherë.

Petro Koçi: Ti nuk e di për çfarë shqetësohem unë. Deputetët ushtruan dhunë. Nëse ne veprojmë me dhunë, praktikisht i bie që kemi ftuar shqiptarët që të rrihen me njëri-tjetrin për pronat, për probleme të tjera. Unë quaj më të rëndë atë që tha Berisha, që Altin Muça që nuk do kesh vend mbi tokë, na lë të kuptojmë se kush e ka bërë 1997.

Bledjon Nallbati: Po edhe tërmetin Sali Berisha e ka bërë.

Petro Koçi: Berisha ka në dorë listat e deputetëve dhe prandaj ndodh kjo që po ndodh. Kjo është përpjekje për luftë civile e jo mosbindje civile. Gjithçka lidhet me fatin personal të Berishës.

Bledjon Nallbati: Jeni aq mjeshtra sa bëni kopilin dhe e lini në derë. 5D është e juaja o zotëri.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“E bëni kopilin dhe e lini në derë”/ Koçi debat me Nallbatin: Kjo është përpjekje për luftë civile, nëse keni sjellje të dhunshme…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook