“Emri s’është i përshtatshëm”/ Skandal në Greqi, ekipi “Çamëria” nuk lejohet të përfaqësojë Shqipërinë në turneun ndërkombëtar të futbollit

Ekipi “Çamëria”, që përfaqëson Shqipërinë në turneun ndërkombëtar të futbollit amator, është penguar të zhvillojë ndeshjet e parashikuara në turneun që po zhvillohet këto ditë në Kretë të Greqisë me arsyetimin se emri i përfaqësimit të Shqipërisë nuk është i përshtatshëm.

Ka qenë Shoqata Patriotike “Çamëria” e cila ka njoftuar se skuadra e futbollit që mban të njëjtin emër nuk lejohet të vijojë pjesëmarrjen në aktivitetin futbollistik që mbahet në tokën greke për shkak të emrit dhe logos që mban.

““Çamëria” është pjesëmarrës në Socca Champions League, kompeticion që po zhvillohet në Kretë nga data 17-20 tetor. Ky ekip amator i futbollit merr pjesë rregullisht në kompeticionet joprofesioniste, nën drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Socca Albania, që përfaqëson Shqipërinë në Socca International. 

Ditët e fundit, ekipi shqiptar ka luajtur në këtë turne ndërkombëtar, duke zhvilluar dy ndeshje. Ekipi ka fituar një sfidë, ndërsa numërohet një humbje. Sidoqoftë, ekipi, i drejtuar nga trajneri Irtan Sejko, është njoftuar nga organizatorët dhe drejtuesit e Socca International Federation se qeveria greke nuk lejon më përdorimin e emrit dhe logos “Çamëria””, thuhet në reagimin e Shoqatës Çamëria.

Gjithashtu, mësohet se lajmi për pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në këtë turne ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale në Kretë, të cilat kanë ngritur shqetësime lidhur me emrin e ekipit. Ky reagim duket se ka nxitur interesimin e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur procedurat për pezullimin e pjesëmarrjes së ekipit.

Ky incident mund të konsiderohet si pjesë e një vale të përsëritur ksenofobie nga ana e mediave dhe institucioneve greke ndaj shqiptarëve”, thuhet më tej në reagimin e Shoqatës “Çamëria”.

 

Arena e Lajmit

“Emri s’është i përshtatshëm”/ Skandal në Greqi, ekipi “Çamëria” nuk lejohet të përfaqësojë Shqipërinë në turneun ndërkombëtar të futbollit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook