Lori Hoxha e zbuloi në këtë mënyrë se i ka dhënë fund beqarisë

Teksa po bëhen përgatitjet për dasmën e madhe që do të mbahet në Tiranë këtë fundjavë, Lori Hoxha ka zbuluar para stafit të Top Medias se i ka dhënë fund beqarisë pak javë më parë. Duke folur para të pranishmëve, ajo tha se për herë të parë prezantohet para tyre si zonjë dhe ndihet sikur e drejton vërtetë këtë televizion.

“Më në fund prezantohem si zonjë, kam gjithë këto vite zonjushë. Është shumë formale për ky sot, por më në fund ndihem sikur e drejtoj këtë televizion vërtet. Më në fund ju shoh dhe e ndiej gjithë këtë ndjesi të mirë, këtë trashëgimi e ndiej të përbashkët. Gjithë jetën time kam dashur të rrethohem nga gjëra të bukura dhe sot me krenari e them që ju jeni njerëzit më të bukur të Shqipërisë. Është stafi më i bukur që kam parë ndonjëherë. Jam krenare që drejtoj këtë televizion”, u shpreh Lori.

Vip Magazine ka konfirmuar se Lori dhe partneri i saj Vis Bajraktari do të martohen këtë fundjavë në një dasmë të madhe. Ceremonia do të mbahet këtë të shtunë, në një lokal pranë stadiumit Air Albania.

Lori Hoxha e zbuloi në këtë mënyrë se i ka dhënë fund beqarisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook