Më i miri në driblime, Edon Zhegrova lë pas yjet e futbollit botëror (FOTO)

Edon Zhegrova po kalon momentin e tij më të mirë ndoshta në karrierë. Përtej shkëlqimit së fundmi me Kosovën në Nations League, sulmuesi shqiptar po bën të njëjtën gjë edhe me Lille.

Zhegrova po performon në nivele të larta si në Ligue 1, ashtu dhe në Champions League, ku në sfidën e fundit përballë Real Madrid u shpall dhe “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA.

Teksa së fundmi 25-vjeçari ka zënë vendin e parë në Ligën e Kampionëve përsa i përket driblimeve të suksesshme. Nga statistikat që sjell “Fedex”, Zhegrova mban vendin e parë me 17 driblime deri më tani në Champions League.

Shqiptari lë pas “yje” të futbollit botëror si Vinicius Jr, Jamal Musiala apo Xavi Simons, duke treguar dhe një herë tjetër që mund të konkurrojë këdo.

Arena e Lajmit

Më i miri në driblime, Edon Zhegrova lë pas yjet e futbollit botëror (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook