“Para e fshehur”/ Shisnin online mallra kontrabandë, Policia kontrolle në Tiranë, Krujë dhe Durrës, ndalohen 4 persona

TIRANË

Katër persona janë arrestuar pasi akuzohet se shisnin mallra kontrabandë, kryesisht online. Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë, Krujë dhe Durrës.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Hidden money”.

Gjatë operacionit janë ndaluar 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë, Krujë dhe Durrës, të cilat e kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur mallra të dyshuara të kontabanduara, në RSh.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden money”.

Gjatë operacionit:
– janë ndaluar shtetasit F. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, Y. I., 45 vjeç, banues në Paskuqan, M. V., 32 vjeç, banues në Durrës;
– janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë;

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve L. F., 32 vjeç, banues në Kavajë, F. Q., 34 vjeçe, banuese në Durrës, dhe A. I., 47 vjeç, banues në Paskuqan.

Subjektet e lartpërmendura tregtonin mallra të ndryshme dhe kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, nëpërmjet rrjeteve sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Tik-Tok”, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur produkte kontrabandë, në RSh.

Nga përllogaritjet e strukturave të Hetimit Tatimor janë analizuar dërgesat e postës për secilin subjekt, duke i ndarë në vite dhe më pas janë krahasuar me deklarimet e kryera nga çdo subjekt, dhe krahasuar deklarimet në tatime me deklarimet në postë, rezulton një diferencë totale prej 1 500 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe celularët e shtetasve të proceduar. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arena e Lajmit

“Para e fshehur”/ Shisnin online mallra kontrabandë, Policia kontrolle në Tiranë, Krujë dhe Durrës, ndalohen 4 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook