Takimi me Rektorët, Spiropali: Universitetet shqiptare duhet të mbështeten për ndërkombëtarizim dhe akreditim të shpejtë

Autonomia dhe mbështetja e universiteteve është thelbësore për Shqipërinë europiane. Kvshtu u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë një takimi që pati me rektorët e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit tha se Universitetet shqiptare duhet të mbështeten për ndërkombëtarizim dhe akreditim të shpejtë.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe mundësitë kyçe që përballet sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri, bashkëpunimi midis Parlamentit dhe universiteteve si thelbësore për zhvillimin e shoqërisë, arritjen e objektivave kombëtare sipas fushave prioritare të zhvillimit të vendit dhe mundësimin e një të ardhmeje prosperitare për gjeneratat e reja.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se ky takim merr një simbolikë të veçantë, sepse e realizojmë vetëm pak ditë pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për çeljen e negociatave për grup-kapitujt “Themelorët”. Sipas saj, kjo ngjarje është një motiv më shumë për kontributin tuaj për integrimin europian. Qëllimi i bashkëpunimit tonë është institucionalizimi dhe ndarja komplementare e përgjegjësive të përbashkëta me botën akademike.

“Në vitet e fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një sërë ligjesh dhe rregullash që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Këto reforma janë projektuar për të mbështetur universitetet në përballimin e kërkesave të shekullit të 21-të, duke promovuar transparencën, efikasitetin dhe standardet më të larta në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Mirëpresim gjithmonë sugjerimet dhe rekomandimet tuaja për përmirësime të mëtejshme, pasi ne jemi të vetëdijshëm që ky është një proces dinamik, që kërkon përditësim të vazhdueshëm në përputhje me nevojat e ndryshme të shoqërisë dhe tregut të punës”, u shpreh Spiropali.

Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha, i pranishëm në takim, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kuvendin e Shqipërisë ndërsa nënvizoi se takimi i sotëm tregon përkujdesjen dhe interesin për mbarëvajtjen e institucioneve të arsimit të lartë.

“Kemi qenë në bisedime të vazhdueshme me ju. Ky komunikim ka shërbyer patjetër për mirë në arsimin e lartë. Kemi rol të rëndësishëm për të integruar shoqërinë në Bashkimin Evropian, jemi koshientë për këtë rol, ne mundohemi t’i përgjigjemi nivelit të kohës dhe shoqërisë. Arsimi i lartë në Shqipëri është në një nivel më të lartë se vite më përpara. Përgatitja e specialistëve të rinjt duhet të vijë si një kontribut për shoqërinë dhe jo vetëm brenda institucioneve të arsimit të lartë. Arsimi i lartë në Shqipëri është në një stad shumë më të lartë se 4-5 vite më parë. Jemi të gatshëm t’i shërbejmë shoqërisë si institucione arsimore, kërkimore dhe shkencore.”-u shpreh Hoxha.

Gjatë bashkëbisedimit, rektorët e universiteteve treguan për sfidat me të cilat përballen çdo vit, ku nënvizuan se studentët duhen nxitur për ndjekjen e degëve të mësuesisë, ndërsa shprehën vlerësimet e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen që kanë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Arena e Lajmit

Takimi me Rektorët, Spiropali: Universitetet shqiptare duhet të mbështeten për ndërkombëtarizim dhe akreditim të shpejtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook