Të përndjekurit politikë, që nisën një grevë urie për të drejtat e tyre, kanë ndërprerë grevën e urisë sot në ditën e tetë.
Një nga të përndjekurit tha se nuk kanë mbështetje nga qeveria, duke shtuar se kanë vënë re se edhe opozita është mospërfillëse ndaj tyre. Ai shtoi se i vjen keq që në një vend si Shqipëria nuk plotësohen disa kushte bazë.
I përndjekuri politik: Nuk mund të rezistojmë dot. E nisëm shtatë vetë. Dy shkuan në spital. Mbështetje nuk kemi. Qeveria nuk na mbështet. Edhe opozita dje nuk kaloi këtej, u treguan indiferentë. Ndjehem keq kur nuk ke vëmendje, nuk reagon kush për disa njerëz që janë në grevë për një të drejtë legjitime, më vjen shumë keq.
(Arena e Lajmit)