Dy persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo” në unazën lindore të qytetit të Fierit.
Në aksident u përfshinë një motor dhe një biçikletë, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesit e dy mjeteve.
Menjëherë pas aksidentit, ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes dhe gjendja e personave të lënduar.