Sanitarja e Kopshtit nr.3 në Sarandë, e cila dyshohet se dhunoi drejtoreshën, është lënë në “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Sarandës.
Vendimi është marrë nga Gjyqtari, Mikel Hysometaj, paraditen e djeshme, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që kishte kërkuar të njëjtën masë për shtetasen Etleva Meta.
Kjo e fundit u ndalua nga policia e Sarandës pas kallëzimit të shtetases Valbona Mehmeti, Drejtoreshë e Kopshtit nr.3, e cila e akuzon sanitaren se e ka goditur për shkak të detyrës.
Shkak për ngjarjen mësohet se është bërë një debat për motive të dobëta mes Mehmetit dhe Metës, që ka precipituar më pas në dhunë.
Etleva Metaj para trupi gjykues ka deklaruar se e ka kryer veprën në kushtet e vetëmbrojtjes pasi Drejtoresha e kishte ofenduar dhe shtyrë e para.
Mësohet se edhe Bashkia e Sarandës ka marrë masa administrative për ngjarjen në fjalë.