Pasi u zgjidh enigma mbi stolin e përfaqësueses angleze, në ishull tani mbeten dhe dy të panjohura shumë të bujshme, dy bankinat e Mançesterit. Ten Hag vijon të ec në fije të perit, ndërsa Guardiola vijon të lëshojë sinjale lamtumire, edhe pse publikisht nuk e pranon, në Angli janë të bindur, Guardiola do të qëndrojë vetëm nëse klubi i Man.City do të dënohet.
Në kushte normale, ky pritet të jetë sezonin i tij i fundit. Pep Guardiola përpiqet të zbus largimin e tij, fundja nuk do të ishte as i pari e as i fundit, ndërsa drejtuesit e klubit prej kohësh po shqyrtojnë tregun për të gjetur një pasues ideal.
Sipas mediave në ishull, Xabi Alonso është i përzgjedhuri i “qytetarëve”. Tekniku spanjoll mbylli një sezon fantastik në krye të Bayer Leverkusen duke u kthyer në një nga trajnerët më të kërkuar në Evropë.
Stoli i Man.City do të ishte një lëvizje e rëndësishme për Alonso-n, por spanjolli nuk është emri i vetëm pasi një tjetër opsion është edhe Ruben Amorim, trajneri i Sporting.
()