Alba Kepi, gazetare ka komentuar gjithashtu në lidhje me vendimin për kthimin e emigrantëve nga Gjadri drejt Italisë.
Përmes një lidhje live në studion e News24, nga Italia gazetarja tha se kampi i Gjadrit është vetëm për emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta.
Kepi u shpreh se duhen qartësuar disa detaje në lidhje me marrëveshjen për të qenë kështu edhe më e qartë për publikun.
Gazetarja u shpreh se në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë vetëm emigrantët që duan të riatdhesohen në vendet e tyre.
Alba Kepi:
E gjithë marrëveshja Romë Tiranë është banuar në listën e 22 vendeve të konsideruara vende të sigurta për të cilët Italia ka hartuar për emigrantët që s’duhet të qëndrojnë në vendet e BE.
Në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë vetëm emigrantët që duan të riatdhesohen në vendet e tyre.
Dhe gjithashtu emigrantët janë te ardhur nga vendet e sigurta pra çdo gjë është hartuar sipas një plasni konkret.