Një anije italiane e rojës bregdetare ka mbërritur në Portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm, për të marrë 12 emigrantët që pak ditë më parë ishin akomoduar në qendrën e Gjadrit.
Pas vendimit të Gjykatës së Romës, të 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të zhvendosen në Itali, ndoshta në Bari, dhe më pas në një qendër pritjeje, ku do të jenë në pritje të procedurave. (Vijon)