“Opozita duhet të pasurojë aksionin opozitar”, Hajdari për mospranimin e votimit elektronik nga PD: E papranueshme! Nuk vijnë era demokraci e transparencë

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari, ka deklaruar se është e e habitshme se si Partia demokratike nuk pranoi votimin elektronik në disa qarqe të vendit, si Tirana dhe Durrësit, ndërkohë që normalisht duhej të kërkonte shtrirjen e saj në të gjithë territorin e vendit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se lëvizje të tilla nuk vijnë aromë as demokracie dhe as transparencë, ndërsa ceku edhe garancitë që PD tashmë nuk mundet t’ua ofrojë aleatëve në opozitë.

“PD sipas analistëve nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, dhe në vend që të kërkojë mbështetjen e aleatëve në opozitë, mbështetje që vjen nëpërmjet arbitrit, me votim elektronit të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, thonë nuk duam votim elektronik.
Çfarë garancie do u japësh opozitarëve të tjerë kur u thua nuk dua votim elektronik. Sot nuk ka budallenj që të mos kuptojnë që janë lëvizje që nuk kanë era demokraci dhe transparencë. Nëse do të pranohej gjysma e mandateve do të votoheshin elektronikisht.
Habi e madhe që opozita nuk i beson votimit elektronik kur është një metodë e përdorur nga e gjithë bota.
Mendoj që opozita zyrtare, PD dhe të tjerët duhet të pasurojnë aksionin opozitar”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

“Opozita duhet të pasurojë aksionin opozitar”, Hajdari për mospranimin e votimit elektronik nga PD: E papranueshme! Nuk vijnë era demokraci e transparencë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook