Takimi me Ardita Sinanin, Igli Hasani: Jo vetëm mbështetje politike, por edhe me nisma konkrete

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në takimin e zhvilluar me kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, rikonfimoi mbështetjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë Shqiptare ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.

Ministri Hasani theksoi se “mbështetja e qeverisë shqiptare do të jetë, jo vetëm politike, por edhe në nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe punësimit”.

Gjatë takimit, kryediplomati Hasani dhe kryetarja Sinani diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, social dhe ekonomik në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Arena e Lajmit

Takimi me Ardita Sinanin, Igli Hasani: Jo vetëm mbështetje politike, por edhe me nisma konkrete

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook