Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë! Makina përplaset me shtyllën e tensionit, 1 i plagosur. Zona mbetet pa energji elektrike

Një automjet me targa AA 825 MI ka dalë nga rruga dhe pasi ka thyer shtyllën e tensionit të mesëm ka përfunduar në kanalin anësor tek shtylla e radhës.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnje Rrogozhinë në afërsi të fshatit Konjat. Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i shpejtësisë së lartë shtylla është këputur në mes duke ndërprerë energjinë elektrike të të gjithë zonës. Polici dhe zjarrfikësit në vendngjarje për të ndihmuar situatën.

Gazetari Julian Kasapi raporton për Arena e Lajmit se sipas të dhënave paraprake dalja nga rruga ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej limiteve të lejuara. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes ndërsa grupi i avarive të OSShE ka nisur punën për rilidhjen e energjisë elektrike.

Vetëm pak ditë më parë një tjetër mjet që doli nga rruga për shkak të reshjeve dhe theu një shtyllë betoni vetëm pak metra larg kësaj që u kthye sonte.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë! Makina përplaset me shtyllën e tensionit, 1 i plagosur. Zona mbetet pa energji elektrike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook