Policia në Fier ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi ishte në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mario Cukaj.
“Fier/ Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, vihet në pranga 42-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin M. Ç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)