Igli Celmeta: Sonte me urdhër të SPAK është arrestuar në Durrës Jurgis Çyrbja. Ai u arrestua rreth orës 18:45 minuta, kur ish-deputeti ishte në shoqërinë e shoferit. Çyrbja tani është në Drejtorinë e Durrësit, ku agjëntët e BKH po kryejnë veprimet e mëtejshme, ku nesër do të paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë. Çyrbja ka dalë në komunikimet e Sky Ecc. SPAK ka marrë informacione nga autoritetet belge, franceze etj. Po kryhen kontrolle në banesën e Jurgis Çyrbjes dhe në Shijak, për personazhe të tjerë të dyshuar të krimit. Arrestimi i sotëm nuk lidhet me denoncimin e PD për shpërdorim detyre. Është sekuestruar makina dhe celulari i ish-deputetit të PS. Çyrbja po transferohet drejt Tiranës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës.