Makina rrezikoi të bjerë në humnerë! Shpëtohen mrekullisht turistët gjermanë në Koman

Një grup turistësh gjermanë rrezikuan seriozisht këtë mbrëmje, teksa mjeti i tyre doli nga rruga, duke shpëtuar mrekullisht, pa përfunduar në humnerë.

Gazetari Armir Mehaj raporton për Arena e Lajmit se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët ju erdhën në ndihmë turistëve të frikësuar, duke tërhequr makinën.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Koman në vendin e njohur si Ura e Komanit. Turistët thanë se kishin humbur kontrollin e mjetit si pasojë e manovrave, për t’ju shmangur gropave, që karakterizojnë këtë segment rrugor, një ndër artierit e rëndësishme turistike të veriut të vendit, që përkundër premtimeve, vijon të mbetet në mëshirë të fatit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Makina rrezikoi të bjerë në humnerë! Shpëtohen mrekullisht turistët gjermanë në Koman

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook