Messi “magjistar”, Inter Miami fiton trofeun “Supporters’ Shield” dhe kualifikohet për në Kupën e Botës për klube (VIDEO)

Leo Mesi “magjeps” sërish. “Ylli” argjentinas ka arritur të shënojë një tripletë me Inter Majemin në sfidën e fituar 6-2 përballë Nju Ingland.

Dhe pse u aktivizua në pjesën e dytë, 37-vjeçari shënoi tre here Brenda 12 minutash lojë (në minutën e 78-të, 81-të dhe 89-të). Kjo ishte dhe tripleta e dytë për Mesin në katër ditë, që tregon se mosha për të mbetet numër.

Kujtojmë se te Nju Ingland luajti titullar Xhakomo Vrioni. Sulmuesi shqiptar nuk la gjurmë duke u zëvendësuar në pjesën e dytë.

Në përfundim të ndeshjes, Inter Miamit i’u dorëzua edhe trofeu “Supports Shield”, si ekipi kampion i sezonit të rregullt, trofe i cili u dorëzua nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili madje ju dha tifozëve të Inter Miamit edhe lajmin e mirë se, skuadra e tyre është kualifikuar për në Kupën e Botës për klube, që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, madje Inter Miami do të luajë në shtëpi edhe ndeshjet hapëse të këtij kompeticoni.

Arena e Lajmit

Messi “magjistar”, Inter Miami fiton trofeun “Supporters’ Shield” dhe kualifikohet për në Kupën e Botës për klube (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook