VIDEO/ Fitore për “infarkt” falë një mrekullie të Stones, City vazhdon marshimin

Manchester City koleksionon fitoren e dytë radhazi. Kampionët e Anglinë mposhtën 1-2 Wolves, në një ndeshje që nuk sugjerohet për personat që kanë probleme me zemrën.

Larsen zhbllokoi shifrat për “Ujqërit”, pas vetëm 7 minutash lojë. Të besuarit e Guardiolës u kundërpërgjigjën brenda pjesës së parë, me Gvardiol.

Në fundin e takimit, Stones realizoi me kokë, por për t’u konfirmuar goli i Cityt, u desh ndërhyrja e sistemit VAR. Skuadra nga Manchesteri renditet në vendin e parë me 20 pikë të grumbulluara, pas 8 javësh kampionat.

Në krahun tjetër, situatë shumë e vështirë për djemtë e O’Neil që e shohin veten në fund të klasifikimit.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Fitore për “infarkt” falë një mrekullie të Stones, City vazhdon marshimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook