Një 35-vjeçar ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, shkak është bërë një aksident ku një 41-vjeçar me mjet është përplasur me 35-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte shtetasi B. S., 41 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T. K., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. K., i cili është kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.