Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A

Në Itali kjo fundjavë e Serie A, mund të quhet pa hezitim edhe si fundjava e polemikave. Në vendin fqinj ka patur diskutime të forta sa i takon vendimeve arbitrale dhe sistemit VAR. Koiçidencë apo jo, por gati në çdo sfidë të skuadrave të mëdha në këtë Serie A, ka patur të paktën një episod të dyshimtë, që ka ngjallur shumë polemika. Polemika të cilat në Itali, në fakt kishin disa kohë që nuk ishin kaq të ashpra, të paktën që kur teknologjia u përfshi në botën e futbollit.

Kështu kartoni i kuq i Ronagnolit në ndeshjen Juventus-Lazio, por sidomos dy episodet në sfidën e zhvilluar në San Siro, mes Milanit dhe Udineses u përfolën shumë në mediat italiane të shtunën. Kartoni i kuq i Reijnders për një faull taktik që i hoqi miqve mundësinë e shënimit të golit, por mbi të gjitha episodi në kohën shtesë kur Kabasele barazoi për Udinesen, por VAR anuloi golin për pozicion të parregullt, ishin vendime vërtet shumë të dyshimta, që edhe në nisjen e kësaj jave po diskutohen nga analistët dhe specialistët e moviolës në Itali.

Edhe e djela nuk qëndroi më pas, me vendimet e arbitrave të cilat ishin kryefjala e diskutimit në çdo panel diskutimi në emisionet sportive të Serisë A. Kështu penalltia e dhënë në favor të Napolit, që i dha më pas golin e fitores për skuadrën e Antonio Contes ishte më shumë se e dyshimtë, me faullin ndaj Politanos që sa më shumë shihet nëpërmjet përsëritjes aq më shumë të lë të kuptosh se nuk ishte një 11 metërsh.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit, mendoi gjyqtari Davide Massa që në pjesën e parë, nuk akordon një karton të kuq ndaj Cristantes për një ndërhyrje të parregullt në hyrje të zonës ndaj Thuram, me gjyqatrin kryesor që nuk akordoi as faull në favor të zikaltërve. Edhe ish gjyqtari i njohur italian Çesari, tashmë në rolin e moviolistit, në një prej emisioneve sportive më të famshme italiane, theksoi se arbitri Massa gaboi rëndë, pasi ndërhyrja ishte për karton të kuq.

Episode sporadike, apo situatë alarmante, me polemikat lidhur me vendimet arbitrale që rikthehen të bëjnë bujë sërish në kampionatin italian? Këtë gjë do ta mësojmë në vazhdim, por për momentin ka alarm të kuq për sektorin e arbitrimit në Itali.

Arena e Lajmit

Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook