Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar se opozita do të zhvillojë protestën e saj të radhës në datën 29 tetor.
“Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi”, tha Berisha pasi ditën e sotme përfundoi në pranga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pas protestës së datës 29 tetor, ish-kryeministri tha se ajo e radhës do të jetë shumë afër.
Kujtojmë se në datën 23 tetor deputetët e PD kanë paralajmëruar se do të organizojnë një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg.