Arrestimi i Metës, Blushi: Mund të ketë pasur një tentativë për eliminimin fizik/ “Baronesha Vlahutin të hetohet nga…”

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, në një konferencë për mediat tha se mund të ketë pasur një tentativë për eliminimin fizik të Ilir Metës, ish-President i Republikës.

Blushi tha se ata që ndaluan Ilir Metën ishin të armatosur dhe pa shenja identifikuese.

“Ne nuk e dimë, por mund të ketë pasur edhe një skenar për eliminimin fizik të Ilir Metës”, tha Blushi.

Në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, nuk la pa akuzuar edhe ish-Ambasdoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

“Kjo është Baronesha Vlahutin, le të hetojnë se çfarë ndodhte brenda vilës dhe me çfarë parash mbulohej kjo vilë. Ndaj është mirë që të hetohet qoftë nga Prokuroria e vendit të saj, por edhe nga ajo e BE-së. Vlahutin është një MeGonigal me fustan ose me minifund”, tha Blushi.

Arena e Lajmit

Arrestimi i Metës, Blushi: Mund të ketë pasur një tentativë për eliminimin fizik/ “Baronesha Vlahutin të hetohet nga…”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook