Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se kreu i Partisë së Lirisë është prangosur në fshehtësi të plotë. Pritet që Meta të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë. Gjithashtu, dyshohet se SPAK ka lëshuar masa sigurie edhe për disa bashkëpunëtorë të Ilir Metës.
Igli Celmeta: Ilir Meta është arrestuar dhe pritet që të niset në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Më pas dërgohet tek blloku i sigurisë. SPAK është vënë në hetim pasuror së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Arrestimi i Metës është bërë në fshehtësi të plotë. Agjentët civilë i kanë prangosur Metën te Kthesa e Kamzës, në një qendër tregtare. Meta ka qenë në makinë bashkë me shoferin. Është vendosur masa “arrest me burg” për kreun e Partisë së Lirisë. Për këtë çështje, mund të kemi edhe masa të tjera sigurie. Masa sigurie mund të ketë edhe për bashkëpunëtorë të Ilir Metës.
(Arena e Lajmit)