Detajet/ Ilir Meta ‘u përplas’ me agjentët e BKH në Drejtorinë e Policisë, u alarmua…

Pas arrestimit, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë me një mjet tip Golf.

Agjentët e BKH e kanë ndjekur Ilir Metën që nga Kosova. Agjentët kanë qenë me dy automjete. Menjëherë Metën e kanë futur në një makinë tip Golf dhe me këtë makinë, Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se Meta është shfaqur i alarmuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ilir Meta ndodhet tashmë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Nga operacioni, u arrestua Ilir Meta, u dha “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, “arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon dhe “detyrim paraqitje” për një tjetër bashkëpunëtore.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Detajet/ Ilir Meta ‘u përplas’ me agjentët e BKH në Drejtorinë e Policisë, u alarmua…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook