Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka marrë si dhuratë një fanellë nga sulmuesi i Real Madridit, Kilië Mbape. Këtë e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit shoku im”, ka shkruar sulmuesi si mbishkrim në foton e publikuar.
Zhegrova me skuadrën e Lilë mposhti Real Madridin në Ligën e Kampioneve me rezultatin 1:0 javë më parë. Zhegrova në atë ndeshje u shpall lojtari më i mirë. 25-vjeçari te Lilë luan së bashku me vëllain e Mbapes, Et’han Mbape.
Sulmuesi i Kosovës këtë edicion në kampionatin francez është duke kaluar formë të mirë. Në 12 ndeshje në të gjitha garat, Zhegrova ka realizua gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.