Lubonja: Opozitës po i arrestojnë mbretër e mbretëresha, mazhorancës ushtarët…

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta tha se ajo që mund të përbëjë rrezik është eleminimi i kundërshtarëve politikë përmes drejtësisë.

Lubonja tha se përsa kohë në Shqipëri korrupsioni është rritur, atëherë kjo reformë në drejtësi ka dështuar dhe ka plot prova që ka arrestime selektive.

“Kemi arrestime selektive. Në opozitë po arrestohen mbretër dhe mbretëresha, ndërsa në mazhorancë kemi arrestime ushtarësh, nëse do të bëjmë një krahasim me lojën e shahut. Pra po sakrifikohet një ushtar nga mazhoranca dhe po goditet një oficer nga opozita”, tha Lubonja.

Ai tha se kemi një diferencë të madhe në goditjet që SPAK po kryen mes mazhorancës dhe opozitës, edhe pse po tentohet që në opinionin publik të jepet sikur kemi një barazim në goditje.

“Impakti kryesor politik me arrestime të tilla është shtimi i frikës për kundërshtarët politikë”, tha Lubonja.

Ai tha se ndoshta Ilir Meta priste një arrestim dhe kjo mund të ishte arsyeja e atyre postimeve të famshme që bënte.

“Ndoshta me veprimet e tij duke u hedhur në ujë, apo ato shfaqjet e forcës, shprehnin shqetësimin që kishte për këtë arrestim”, tha Lubonja.

Arena e Lajmit

Lubonja: Opozitës po i arrestojnë mbretër e mbretëresha, mazhorancës ushtarët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook