Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh sot ndërtuesve, një nga sektorët e rëndësishëm në ekonomi.
Kreu i qeverisë u shpreh se është krim mosdeklarimi i plotë i pagave të punonjësve në këtë sektor, që përkthehet më pas edhe në më pak kontribute në skemën e pensioneve.
Ai shtoi se nuk është normale të deklarohen me pagë minimale pasi sot nuk ka asnjë punonjës ndërtimi që paguhet 400 euro, megjithatë vlerësoi faktin që është rritur me 290 mijë numri i punonjësve që deklarojnë që nga shpallja luftë ndaj informalitetit.
“Nuk ka sot punonjës me 400 euro në muaj as me 600 dhe 700. Na i regjistrojnë të gjithë atje me rrogë minimale. Kjo është krim, Nëse deri sot është trajtuar si informalitet, edhe pse është rritur me 290 mijë numri i atyre që kontribuojnë, sërish kaq e pamjaftueshme sa ç’është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat jo reale. Pagat jo reale janë krim ndaj çdo pensionisti që thotë sot”, tha ai.
()