Një vit pas dëmtimit të rëndë, Neymar më në fund mund të kthehet në fushë. Al Hilal e përfshiu atë në listën e lojtarëve të ftuar, për ndeshjen e Champions të Azisë kundër Al-Ain të Crespos.
Trajneri i skuadrës arabe, Jorge Jesus tha në një intervistë se Neymar mund të luajë në këtë sfidë dhe ai nuk është grumbulluar thjeshtë për të ngatërruar kundërshtarin.
“Më 18 tetor Neymar mbushi një vit nga mungesa e tij. Ai është ende duke e rikuperuar, po punon hap pas hapi derisa të kthehet në nivel të lartë. Prania e Neymar nuk është një mashtrim ndaj kundërshtarit. Ai mund të luajë” – tha Jesus.
(J.S/)