Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e sotëm të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se në total janë lëshuar nga SPAK 4 masa sigurie. Dy masa janë lëshuar për Metën dhe ish-bashkëshorten Monika Kryemadhin. Ndërsa, dy masa të tjera janë lëshuar për dy bashkëpunëtorë të presidentit të Partisë së Lirisë.
Igli Celmeta: Për operacionin e sotëm, ka dy masa sigurie për dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtorë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhës. Dyshohet se bashkëpunëtorët janë pjesë e Partisë së Lirisë. Janë në total katër masa sigurie. Në Drejtorinë e Policisë ka mbërritur avokati i Metës, Gjokutaj dhe Tedi Blushi. Po kryhen edhe kontrolle banesash, të bashkëpunëtorëve të presidentit të Partisë së Lirisë.
(Arena e Lajmit)