Pikantet e Elbasani-Partizani/ Tension në fund, tifozët tërbohen dhe çajnë rrethimin

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Elbasani-Partizani, e karakterizuar nga shumë polemika dhe tension në fund. Në këtë përballje ishin të pranishëm afro 4 mijë tifozë, një shifër shumë e kënaqshme, krahasuar me sfidat e tjera, ku në një pjesë të të cilave dëgjoheshin edhe cicërimat e zogjve në disa momente.

Momenti kur tifozët e Elbasanit tentojnë të kalojnë stjuartët dhe të hyjnë në fushë

* Shumë tifozë e lënë për në momentin e fundit blerjen e biletës, duke krijuar radhë të gjata në sportel. Për rrjedhojë, një pjesë e mirë e tyre i humbën minutat e para, pasi hynë me vonesë në stadium. Nuk munguan as grupimet ultras të të dyja skuadrave.

* Në fund të ndeshjes ka irritim nga tifozët e Elbasanit për golin e anuluar dhe pretendimin për penallti. Disa madje çajnë rrethimin dhe tentojnë të hyjnë në fushë, por që neutralizohen nga stjuartët në momentin e fundit. Ky episod sjell ndalimin e lojës për afro tri minuta, në një kohë që nuk munguan as ofendimet ndaj arbitrit. Edhe drejtori sportiv, Elton Guranjaku, lë pankinën dhe shkon pranë tribunës së tifozëve për t’i qetësuar. Në fund pjesa anësore e fushës shihet plot sende të hedhura. Ky episod pritet të shoqërohet me një dënim nga ana e Komisionit të Disiplinës

Arena e Lajmit

Pikantet e Elbasani-Partizani/ Tension në fund, tifozët tërbohen dhe çajnë rrethimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook